Sinan Vllasaliu në gjyq për shmangie tatimi në vlerë 24 mijë euro

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është përballë sot me gjyq nën akuzat për shmangie tatimi në vlerë 24 mijë euro.

Anise pati kërkesë që seanca të mos bëhej publike, gjyqtarja e rastit nuk u ndikua fare, por i dha të drejtë mediave duke arsyetuar se gjithçka duhet të jetë transparente, përcjell klankosova.tv.

Pavarëisht akuzave, Sinan Vllasaliu kundërshton një provë, me arsyetimin se ai ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Në 2019 unë kam qenë në Amerikë, s’kam qenë hiç në Kosovë”, dëgjohet të thotë ai, duke kundërshtuar se ka pranuar një dokument paralajmërimi nga ATK-ja.

Megjithatë, sipas Nacionales, lidhur me këtë rast, Sinan Vllasaliu rrezikon të dënohet deri në 5 vjet burg.

Për më shumë ndiqni pamjet më poshtë: