Sinan Vllasaliu ka një mesazh për kryeministrin

Derisa e gjithë vëmendja ishte tek koronavirusi, ditët e fundit vëmendja u tërhoq edhe tek gjendja politike në vend.

Pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, qeveria është në prag të rënies.

Në gjithë këtë situatë, qytetarët janë revoltuar ngase gjatë kësaj kohe është bërë panik i madh për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Këngëtari Sinan Vllasaliu, me anë të një postimi në Instagram, tha se Kurti do t’i fitojë të pabesët dhe të paditurit.

“Zoti kryeministër ke me mi fitu të pabesët edhe të pa ditunit!”, ka shkruar këngëtari, teksa fjalëve ia shoqëroi edhe një fotografi të kryeministrit.