Këngëtari Sinan Vllasaliu është një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare.
Ai së fundmi dëshmoi edhe njëherë se puna dhe përkushtimi i tij në muzikë po admirohen çdo ditë e më shumë nga publiku, shkruan Kosovarja.
Në disa koncerte të mbajtura në Gjermani, ai dhuroi një super show, duke bërë që të gjithë adhuruesit e muzikës së tij të brohorasin pa fund, por edhe të mos kursejnë lotët teksa shijonin maksimalisht këngët e tij më të njohura.
Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa emocionet prekën kulmin në momentet kur publiku këndonte në një zë me artistin, duke e kthyer mbrëmjen në një kujtim të paharruar.
Pra, historinë po e shkruan vetë artisti dhe ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Sinan Vllasaliu



