Shumë Simpatizues të BDI-së me shqetësim e kanë pranuar informacionin se parti e tyre do të futet në Qeveri pa kryeministër shqiptar. Këtë dje e vërtetoi edhe LSDM, duke demantuar informacionin e Kanal5. Ndërkohë që shumë simpatizues të BDI-së nuk duan të dëgjojnë për asgjë tjetër, përveç se Qeveria prej fillimi të ketë kryeministrin shqiptar. Ata hedhin revoltën duke komentuar në rrjetet sociale, ku poashtu kërkojnë që BDI mos të provojë të arsyetohet me partitë tjera shqiptare.
“Komandant Ali Ahmeti, ju lutem mos hyni në Qeveri pa brekë se do ta turpëroni edhe veten edhe neve përgjithmonë. Leni arsyetimet e kota se po na pengon opozita. Opozita ka bë të qartë se deputetët e saj do të votojnë për Naser Ziberin”, vlerëson një komentues.
“Ne nuk jemi nisur në zgjedhje me forcën e partive tjera por me forcat tjera. Ne e kemi prishur Jugosllavinë, turp të mos e realizojmë premtimin për kryeministrin shqiptar”, ka komentuar një tjetër simpatizues.