Simovski: Statistika e regjistron realitetin, ai është obligim i yni dhe atë duhet ta bëjmë

Statistika nuk e bën realitetin, statistika e regjistron realitetin, ky është obligim i ynë dhe atë duhet ta bëjmë, porositi drejtori i Entit shtetëror për statistika, Apostoll Simovski në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

Siç thotë, çdoherë do të ketë të pakënaqur në shtet, çfarëdo regjistrimi të bëni. Të vijnë edhe ekspertët më të shquar botërorë të kryejnë regjistrim, madje si regjistrues t’i mbledhim nga e tërë bota, sërish do të ketë ndonjë të pakënaqur.

“Personalisht mua nuk do të më pëlqejnë të dhënat e regjistrimit, sepse unë e di se do të kemi vrimë të madhe të zezë të atyre të cilët janë zhvendosur nga shteti, por ne nuk i kemi regjistruar me registrimet rrjedhëse, do të thotë do të jemi larg asaj se kemi rritje të popullatës aspo çfarëdo qoftë, do të thotë unë do të jem i pari i pakënaqur nga e dhëna, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta pranoj. Duhet të shikojmë, t’i hapim sytë, ta pranojmë realitetin siç është, Statistika nuk e bën realitetin, statistika e regjistron realitetin, ai është obligim i ynë dhe atë duhet ta bëjmë. Jam i sigurt se shumicës nuk do t’i pëlqejnë rezultatet nga regjistrimi, por nuk më intereson, literalisht nuk më intereson nëse dikush, e posaçërisht subjekteve politike nëse u pëlqejnë të dhënat. Puna thelbësore është të sigurojmë bazë të shëndoshë për ata që jemi këtu dhe ata të cilët duhet ta planifikojnë zhvillimin e këtij shteti në kahje pozitive, të mirë, të kenë bazë të mirë, këtë duhet ta mundësojë regjistrimi”, theksoi Simovski.

Këtë operacion, porositi Simovski, duhet ta zbatojmë siç duhet, kjo është shumë me rëndësi të potencohet, dhe atë nga shumë aspekte. Së pari, këtij shteti i duhen, janë të domosdoshme, tejet të nevojshme të gjitha këto informata rreth regjistrimit dhe ne duhet atë obligim ta përmbushim, Puna e dytë është ajo që si institucion i cili dështoi në vitin 2011 dhe nuk arriti ta kryejë regjistrimin, ta kthejmë renomenë tonë, Të tregojmë se ai ka qenë një moment, nuk është diçka që mund të quhet praktikë e institucionit, se po kthehemi në atë për ta ruajtur vendin e vërtetë të cilin e meritojmë në shoqëri si institucion. Dhe në fund të fundit t’i përfundojmë të gjitha obligimet si shtet, jemi anëtare kandidate, dëshirojmë të shkojmë në Evropë, kemi obligime, kapitulli statistika është një nga kapitujt, kemi kapitull të posaçëm i cili është në klasterin e parë, do të thotë rëndësia e atij kapitulli është jashtëzakonisht e lartë, prandaj është vënë në atë klaster, ndërsa bençmarku i parë, prioriteti ynë i parë është të kryejmë regjistrim. Sido që ta parashtrojmë pyetjen, ne duhet këtë regjistrim ta zbatojmë dhe ajo që na takon neve, është ta zbatojmë, të rrjedhin përgatitjet dhe ajo që është e lidhur me aktivitetin tonë po rrjedhin përgatitjet pa kurfarë problemi në mënyrë adekuate me programin, me tajmingun të cilin ne ia kemi parashtruar vetes si institucion, dhe këtu deri më tani nuk kemi kurfarë problemi.

Lidhur me propozimin e VMRO-DPMNE-së të merren shenja, thekson katër momente, që, siç thotë, janë mjaft të rëndësishme dhe për të cilat nuk mund të pranohet një kërkesë e tillë.

Së pari, është momenti juridik, do të thotë kemi Ligj për statistikë juridike, kemi Ligj për mbrojtje të të dhënave personale dhe kemi Ligj për policinë, këto tre ligje japin mundësi nëse diçka e këtillë mundet apo nuk mundet të zbatohet dhe të tre ligjet thonë nuk mundet. Përse? Institucioni i vetëm i autorizuar të mbledhë shenja nga gishti dhe ta përdorë MPB-ja, dhe ky është një segment nga MPB, mendoj se ajo është Drejtoria ku japim të dhëna kur nxjerrim letërnjoftime dhe pasaporta. Ndërsa segmenti tjetër që mund t’i përdorë, madje këto nuk mund t’i shfrytëzojnë dhe ato janë rreptësisht të kualifikuara se kush mund t’i përdorë me dekrete të posaçme, leje, në baza personale se kush mund t’i përdorë. ne si institucion nuk kemi të drejtë t’i përdorim ato të dhëna. Ne si institucion, në pajtim me Ligjin për statistikë shtetërore dhe Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale nuk guxojmë t’i japim të dhënat nga cili do hulumtim statistikor një institucioni tjetër, do të thotë ato mund të përdoren vetëm për qëllime statistikore, unë nuk mund t’ia jap MPB-së, m’i kontrolloni tani këta nëse kjo shenjë është e atij personi që është regjistruar. Edhe po të dua, nuk mundem, ajo është pjesa ligjore”, thekson Simovski.

Puna e dytë, shton, është rreth pjesës teknike, ne kemi persona, njësi të regjistrimit të cilët nuk kanë shenjë në MPB, Këtu janë së pari personat të cilët janë jashtë shtetit, nuk mund të japin, nuk munden fizikisht të lënë shenjë. Kemi fëmijë të mitur të cilët nuk kanë dokumente personale, jo të gjithë fëmijët kanë pasaporta, ndërsa letërnjoftimet mund të nxirren pas moshës 16-vjeçare, dhe së treti kemi të huaj të cilët janë pjesë e regjistrimit, ndërkaq nuk kanë shenjë në MPB. Dhe tani këtu parashtrohet pyetja nëse disa do të jenë të autorizuar të mos lënë shenjë, ndërsa disa të diskriminuar të lënë. Dhe në fund, komponenti i katërt është që ne tashmë kemi aplikacion të përgatitur për regjistrim. Nëse rishtazi sendërtojmë edhe shenjën, mua do të më duhet edhe së paku një vit për t’u punuar ai aplikacion që edhe ajo shenjë të hyjë në skemën e atij aplikacioni, që absolutisht nuk ka gjasa ta lejoj”, thekson drejtori i ESHS-së.

I pyetur se si do të zhvillohet regjistrimi në kushte të pandemisë dhe nëse druan se njerëzit nuk do t’i hapin dyert e shtëpive të veta për regjistruesit dhe se kjo më pas nuk do të japë numra real, thekson se druan jashtëzakonisht shumë dhe potencon se të gjithë pjesëmarrësit në regjistrim do t’i respektojnë masat për mbrojtje.