Simovski: Regjistrimi në interes të qytetarëve

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave nuk komenton zërat për anulimin e procesit të regjistrimit në vend, megjithatë thekon rendësin e këtij procesi statistikor për qytetarët. Ai u shpreh i prerë se nuk do të komentoj deklaratat politike të partive politike në vend, por se do të zbatoj Ligjin për regjistrimin e popullsisë.

“Ne apelojmë që ta marrin këtë operacion me shumë seriozitet. Shfrytëzimi i këtyre të dhënave është në interes të krijimit të politikave për vetë qytetarët. Shfrytëzimi i këtyre të dhënave është në interes të qytetarëve. Kemi ligj ku është përcaktuar afati për realizimin e regjistrimit dhe ne duhet ta respektojmë atë ligj”, tha Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.