Simovski: Regjistrim pa dokument nuk mund të ketë!

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski ka kumtuar të dhënat e fundit për procesin e regjistrimit.

Ka njoftuar, se procesi është duke u zhvilluar me rritëm të mirë dhe se dje janë regjistruar numër rekord i qytetarëve. Gjithsej 93.235 persona.

I pyetur nga gazetarët, se a mund të regjistrohen personat që nuk janë në shtëpi, Simovski me përgjigje:

“Nuk presim që çdo anëtarë i familjes të jetë në shtëpi, por regjistrim pa dokument nuk mund të ketë. Kyçe që një person të regjistrohet, është numri amë. Kështu që pa dokument, jo. Aty ku mungon ndonjë anëtar i familjes, atëherë merremi vesh që tjetër ditë të regjistrohet ai, nuk do të thotë se anëtarët tjerë të familjes nuk mund të regjistrohen. Kështu kemi vepruar deri tani, kështu do të jetë”.