Simovski: Numri i personave që refuzuan të regjistrohen është minimal

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikav, Apostoll SImovski ka deklaruar se numri i personave që kanë refuzuar të nënshkruhen është minimal.

“Për momentin nuk mund të them numër të saktë të atyre që refuzuan të nënshkruhen për shkak se duhet t’i mbledhim të gjitha të dhënat nga kolegët në teren. Megjithatë, ai numër është minimal. Kishte mjaft përpjekje për bojkot në fillim, por të gjithë ata shkonim dhe bisedonim disa herë dhe pjesa më e madhe vendosën të nënshkruhen”, tha Simovski.