Simon Cowell ka folur haptazi për betejat e tij me çështjet e shëndetit mendor dhe detajoi se si pandemia COVID-19 i përkeqësoi problemet, duke e shtyrë atë të kërkonte terapi.
Simon zbuloi se ishte në Los Angeles për serinë e re të “Britain’s Got Talent” kur u vu në panik për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Manjati televiziv theksoi se frika e vazhdueshme për t’u prekur nga sëmundja e frymëmarrjes ndezi një betejë të shëndetit mendor.

Sipas Dailymail, në një intervistë me Daily Mirror, Cowell u hap për përvojën e tij dhe tha: “Unë kam vuajtur nga depresioni gjatë viteve…por kjo ishte diçka që sapo mendova. Epo, kjo është tipari im i karakterit”.
Artisti i famshëm shtoi: “U tmerrova duke parë disa nga miqtë e mi që sëmureshin rëndë dhe një mendim ngulmoi mbi kokën time se nëse e marr, Eric dhe Lauren do të duhet të përballen gjithashtu me të”.






