Silva: Prioritet bisedimet me Shkupin dhe Tiranën

Hapja e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën mbetet njëra nga prioritetet e presidencës portugeze, për çka Lisbona zyrtare do të bëjë çmos që të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare me këto dy vende, thotë minsitri i jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Në brifingun online me gazetar, minsitri portuges vlerëson se RMV dhe Shqipëria kanë mbaruar detyrat e tyre dhe tani duhet të veprojë BE.

“Tani kemi situatë të re – çështjet e parashtruara nga Bullgaria. Qëllimi im është të bisedojë intenzivisht me qeveritë, edhe të RMV-së edhe të Bullgarisë. Është shumë me rëndësi të dëgjohen me kujdes argumentet e palës tjetër. Kur të bëhet kjo, lehtë mund të kuptohet se ekziston bazë e përbashkët mbi të cilën mund të punohet.”, tha Augusto Santos Silva, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë.