Sillet në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë, arrestohet 39-vjeçari nga Shkupi

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:00 në Shkup, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor – Qendër kanë privuar nga liria shtetasin F.S.(39) nga Shkupi, pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare policore. Pas dokumentacionit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi penal përkatës.