Siljanovska: Talat Xhaferi sillet si komandant në Parlament

“Nuk është hera e parë që na mbyllin”, thotë profesoresha universitare dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova pas ngjarjes së djeshme në Kuvend kur u mbyllën në sallën e Kuvendit nga kryetari i legjislativit Talat Xhaferi.

Ajo shtoi se në atë moment në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe disa nga LSDM-ja, por jo edhe deputetët e BDI-së.

“Interpelanca nuk ka të bëjë vetëm me sjelljen e djeshme, por me sjelljen e vazhdueshme të Xhaferit. Në fund të fundit, kjo nuk është interpelanca e parë dhe askush nuk na beson kur themi se kemi paraqitur një interpelancë dhe ka përfunduar në sirtarin e tij. Nuk e kuptoj përgjigjen e kabinetit të tij dhe kabineti fundja nuk ka çfarë të komunikojë me ne, ishte e qartë se dje kryeparlamentari Xhaferi u soll si komandant”, tha Siljanovska Davkova.