Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje

Tridhjetë vjet më parë, në Pekin, kombet e botës bënë një premtim solemn: të avancojnë të drejtat e grave si të drejta të njeriut, të arrijnë barazinë gjinore dhe të fuqizojnë çdo grua dhe vajzë që të jetojë e lirë nga dhuna, diskriminimi dhe shtypja, tha Presidentja.

Davkova, duke iu drejtuar takimit të nivelit të lartë që shënon 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë, e cila po mbahet sot në New York si pjesë e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siljanovska-Davkova shtoi se Deklarata dhe Platforma për Veprim e Pekinit mbeten një gur themeli i së drejtës ndërkombëtare, provë e gjallë se barazia për gratë është si drejtësi ashtu edhe një parakusht për paqe, prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“E megjithatë, tre dekada më vonë, duhet të pranojmë: progresi është i pabarabartë, i brishtë dhe shumë shpesh i kthyeshëm. Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet e pandëshkuar, vrasjet e grave përdhosin shenjtërinë e jetës dhe barrierat strukturore ende u mohojnë grave lidershipin, burimet dhe fuqinë vendimmarrëse. Këto nuk janë abstraksione, ato shkaktojnë plagë në familje, shoqëri dhe breza”, theksoi Presidentja Siljanovska-Davkova.

Sipas saj, në të njëjtën kohë, institucioni i krijuar për të mbrojtur paqen – Kombet e Bashkuara, po përballet me një krizë të thellë.

“I konceptuar si projekti më i madh i paqes i njerëzimit, tani qëndron krenar përballë luftërave që shpërthejnë nëpër kontinente”, tha Presidentja, duke shtuar se 80 vjet pas themelimit të tij, paqja që është arsyeja e ekzistencës së OKB-së mbetet e pakapshme.
Presidentja tha se nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e Kombeve të Bashkuara një gruaje.