Siljanovska-Davkova mori pjesë në pritjen e organizuar nga Trump: SHBA ka qenë dhe mbetet aleati ynë i sinqertë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkoka mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump në Nju Jork, përcjell TV21. Davkova thotë se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i sinqertë i vendit tonë.

“Përbënte nder të merrja pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, me rastin e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në këto rrethana turbulente në botë, është e rëndësishme të mos heqim dorë nga vlerat demokratike dhe të bashkohemi në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale. SHBA ka qenë dhe mbetet aleati ynë i sinqertë në këtë rrugë. Mirënjohje për mikpritjen!”, ka shkruar Davkova, duke publikuar një fotografi nga pritja./tv21.tv