
Shefi i diplomacisë dhe tregtisë hungareze, Peter Sijarto, pas ndalesës për hyrje në Hungari dhe zonën Shengen të komandantit të njësitit ukrainas për dronët, Robert Brovda, e cila së fundmi e sulmoi naftësjellësin “Druzhba”, mbrëmë deklaroi se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk është luftë hungareze.
Një reagim i tillë i Sijartos erdhi pas deklaratës së homologut të tij ukrainas, Andrij Sibiha, se është e “paturpshme” që këto masa t’i komunikohen një ushtari ukrainas në ditën kur në sulmin rus mbi Kiev humbën jetën më shumë se 20 persona.
“Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk jemi përgjegjës për të, ne nuk e kemi filluar, ne nuk kemi marrë pjesë në të. Ndaloni të na provokoni, ndaloni së rrezikuari sigurinë tonë energjetike dhe ndaloni së përpjekuri të na përfshini në luftën tuaj”, ka shkruar Sijarto në rrjetin social X.
Më herët, Sibiha e ka quajtur “të paturpshme” ndalesën hungareze pë hyrjen në ved dhe në zonën Shengen për ushtarin ukrainas në ditën e sulmit rus ndaj Kievit.
“Sa e paturpshme është të njoftohet kjo pas sulmit brutal të shtetit terrorist Rusisë. Petar, nëse gazsjellësi rus është më i rëndësishëm për ty se fëmijët ukrainas të vrarë nga Rusia këtë mëngjes, kjo është një shpërbërje morale. Hungaria është në anën e gabuar të historisë”, tha Sibiha.
Më herët dje Sijarto, deklaroi se qeveria e vendit të tij vendosi t’ia ndalojë hyrjen në Hungari dhe në zonën Shengen komandantit të njësitit ushtarak ukrainas Robert Brovda, e cila së fundmi e sulmoi naftësjellësin “Druzhba”.
Ai theksoi se sulmi i fundit ajrorë ndaj naftësjellësit “Druzhba”, përmes të së cilit transportohet nafta ruse në Hungari ishte “sulm ndaj sovranitetit”, të vendit, njoftoi MTI, duke theksuar se ndalesa vlenë për të gjithë anëtarët e BE-së dhe për të gjithë zonën Shengen, dhe se paralajmërimi është përfshirë në Sistemin Informativ të Shengenit.
Naftësjellësi “Druzhba” furnizon me naftë ruse Hungarinë, Sllovakinë dhe Çekinë, të cilat janë të përjashtuara nga ndalimi i Bashkimit Evropian për importin e naftës së papërpunuar nga Rusia.
Nga fillimi i gushtit, Budapesti paraqiti tre sulme nga ana e forcave të armatosura ukrainase ndaj naftësjellësit “Druzhba”, më 13, 18 dhe 22 gusht.
Dy sulmet e fundit çuan deri në ndërprerjen e furnizimit me naftë, duke e lënë Hungarinë dhe Sllovakin pa furnizim për pesë ditë.