Siç e dimë të gjithë tashmë, Elvana shquhet si një nga performueset më të mira shqiptare dhe këtë do ta tregojë më së miri në datën 19 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Në një video të postuar nga drejtuesi i emisionit Aperi Fest në RTSH, Eni Shehu, Elvana shihet duke improvizuar pak nga performanca e saj.Me shami të kuqe dhe pak elementë etno, duket se “Me tana” do të jetë një performancë që do t’ju “ndezë” gjakun e do t’ju bëjë të kërceni!

Mbrëmjen e kaluar reperi Mc Kresha e ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Erzinën, shkruan lajmi.net.

Dasma private mblodhi emra të njohur të estradës, kolegë të Kreshës, e disa prej tyre edhe performuan.

Madje ka kënduar edhe vetë Kresha krah mikut të tij dhe kolegut të PINT Lyrical Son. Ky i fundit ishte i pranishëm në dasmë së bashku me gruan e tij dhe Kreshën e ka uruar edhe publikisht nëpërmjet Instagramit.

“Urime martesa amiiiqiii… ishalla trashegoheni, e shendeti dhe lumturia ju percjellt gjithe jeten. 🙏❤️🌶”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/