Dy ndërtesat të cilat i mbijetuan bombës atomike në vitin 1945 në Hiroshima pritet të shemben nga autoritetet pasi struktura e tyre rrezikon të bie gjatë një tërmeti të fortë.
Por kjo ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të zonës të cilët duan që ato të mbeten si pika reference në vend.
Të dyja godinat u ndërtuan në vitin 1913 dhe funksiononin si fabrikë e prodhimit të veshjeve ushtarake.
Pas bombardimit në 45′ mbi 80 mijë persona humbën jetën dhe 35 mijë të tjerë u plagosën ndaj ato u përdorën si qendra shëndetësore.
Sot këto godina nuk janë funksionale ndaj qeveria ka vendosur për shembjen e tyre në vitin 2022.
Një godinë tjetër pranë tyre do të rikontruktohet.