Siç do të thuhej në këtë rast: kjo është çështja!

Shkruan: Elvis Hoxha

Gjithnjë propaganduesit e Ldk-së dhe PdK-së kanë menduar se mund t’ia hedhin popullit si përherë. Kohët e fundit po përdorin argumentin se qeveria liron ata që arreston.

Me herët publiku mund të ngatërrohej, sepse mënyra si e përdornin pushtetin gjyqësor qeveritë PRONTO nuk lejonte asnjë ndarje pushteti. Kryeministri ishte polic, prokuror dhe gjyqtar.
Nëse demokracia në Republikën e Kosovës ka fituar respektin e organizmave ndërkombëtarë, kjo sepse me qeverinë Kurti respektohet ndarja e pushteteve.

Tanimë Pdk-së dhe LDK-së u ka mbetur të përdorin prokurorinë dhe gjyqësorin si ushtarët e fundit për me pengu qeverinë. Këta të dy kanë marrë për detyrë të lirojnë këdo që arreston policia. Dhe nuk bën përjashtim në praktikën e tyre as krimineli i bandave serbe në veri, as krimineli që ka shpërdoruar detyrën shtetërore, as ai që ka prekur sovranitetin e institucionit.

Shto edhe punën e parlamentarëve të PLASit. Këta kanë vetëm një detyrë: të bllokojnë në Gjykatë Kushtetuese çdo nismë ligjore, që nga ligji i pagave deri te nisma e vetingut dhe hetimit të e korrupsionit. Gjykata Kushtetuese e njeh misionin e saj nga e shkuara. Ajo duhet t’i mbajë çështjet sa më gjatë pa përgjigje.

Publiku e di fare mirë dallimin, ndaj, kur e merr për budallë, ta tregon zgjuarsinë te vota.