Si u masakruan mijëra kosovarë në Kërçovë, flet historiani Ilmi Veliu (VIDEO)

Profesori i historisë, Ilmi Veliu, hedh dritë mbi një masakër ndaj mijëra kosovarëve që kishte ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore në rajonin e Kërçovës derisa po ndërtohej hekurudha drejt Selanikut. Gjatë repotazhit që ka zhvilluar gazeta LAJM për masakrat në Kërçovë ndër vite, historian shqiptar ka sqaruar se, masakra ndaj kosovarëve ishte kryer nga ushtria bullgare që në atë kohë kishte nën sundim Maqedoninë e sotme dhe një pjesë të Kosovës. Ai, thotë se kjo ngjarje tragjike nuk është përmendur asnjëherë nga historianët kosovarë dhe se i vetmi dokument i shkruar ku flitet për këtë masakër është libri “Hekurudha e përgjakur”, i autores maqedonase, Vera Naceva. Në videon më poshtë, nga minuta 7;44 mund të ndiqni këtë histori për të cilën flet prof. dr.sc Ilmi Veliu.

“Hekurudha e Vogël fillon të ndërtohet me fillimin e Luftës së Parë Botërore (1914-1918). Pjesa jonë, Maqedonia e sotme dhe një pjesë e Kosovës kanë qenë nën sundimin bullgar. Në atë kohë, bullgarët kishin sjellë këtu disa mijëra kosovarë të zënë rob dhe i kishte vendosur në malin Bukoç. Prej Gostivari deri në Ohër duhej që hekurudha të ndërtohej sa më shpejtë, që armatimet të dërgoheshin në frontin e Selanikut. Këto ndërtime vazhdojnë gati 3 vjet dhe brenda këtyre 3 vjetëve numër i madhë I shqiptarëve të Kosovës mbeten të vrarë nga bullgarët, vdesin nga uria, puna e rëndë dhe nga sëmundja e tifos. Dokumenti i parë që I përmend këto kosovar të mbetur në Kërçovë është I autores maqedonase Vera Naceva që ka shkruar një libër me titullin “Krvava Pruga” që në shqip përkthehet “Hekurudha e Përgjakur”. Ajo thotë se përveç popullatës vendase kishte edhe popullatë të sjellur nga Kosova, të erdhën për të punuar në hekurudhë dhe mijëra prej tyre vdiqën dhe mbetën këtu. Brenda këtyre viteve unë kam hulumtuar dhe kam zbuluar disa varreza të kosovare por edhe vendet se ku janë ato varreza. Unë kam kryer historinë në Kosovë dhe asnjë profesor I imi nuk e ka përmendur këtë ngjareje. As Ali Hadri, as askush tjetër. Me siguri kanë qenë të frikësuar nga Partia Komuniste e asaj kohe dhe nuk kanë guxuar të flasin, por më vonë e kam kuptuar se kjo është një masakër shumë e madhe nga popullatës kosovare”, u shpreh historiani Ilmi Veliu, duke folur në reportazhin e gazetës LAJM për masakrat ndaj shqiptarëve të Kërçovës ndër vite./Gazeta LAJM
Albion Memeti, Amir Idrizi