Si u asimiluan shqiptarët katolikë të Shkupit (VIDEO)

Këto shenja në sheshin qendror të Shkupit simbolizonin themelet e shtëpisë ku kishte lindur Nënë Tereza. Por, këto gjurmë u mbuluan një parku i impovizuar që u ndërtuar mbi to pak kohë më parë, shkruan gazeta LAJM. Me zhdukjen e këtyre shenjave, sheshi qendror i Shkupit mbeti jo vetëm pa gjurmët e shtëpisë ku u rrit humanistja e madhe shqiptare, por edhe pa shenjat e fundit të një shtëpie të lagjes së dikurshme ku jetonin katolikët shqiptarë.

Si u asimiluan shqiptarët katolikë të Shkupit (VIDEO)

Si u asimiluan shqiptarët katolikë të Shkupit (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, June 2, 2020

Në këtë pjesë të kryeqytetitit të transformuar në dekadat e fundit sipas tekeve të pushtetarëve maqedonas, sipas buimeve historike, që nga mesjeta e hershme kanë jetuar katolikët shqiptarë.
Statistikat nga regjistrimi i popullësisë që një shekull më parë i kishte bërë perandoria osmane dhe më pas edhe mbretëria serbo-kroato-sllovene (SKS) tregojnë se në Shkup kanë kanë jetuar 1500 deri në 2000 besimtarë katolikë, shumica dërmuese e të cilëve ishin shqiptarë.
Përderisa sot flitet shumë pak për ta, shqiptarët katolikë të Shkupit kanë luajtur rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare dhe për pozitën e shqiptarëve nën pushtimin jugosllav. Historiani Qerim Lita, i cili prej vitesh në mënyrë studimore merret me çështjen e shqiptarëve katolikë, përshkruan kontributin e tyre gjatë lëvizjes kombëtare por edhe angazhimin e klerit katolik kundër dhunës serbe ndaj shqiptarëve.
Kontributi i intelektualëve shqiptarë katolikë nuk mungoi edhe gjatë hapjes së shkollës së parë shqipe në Shkup.
Çështja fetare nuk përbënte problem për shqiptarët katolikë dhe ata mysliman të Shkupit. Madje studjuesit flasin edhe për martesa të përziera para kohës së komunizmit. Por, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, plani për shkombëtarizim do t’i godiste fortë raportet religjioze mes shqiptarëve.
Politikat e asimimilit vijuan edhe pas shpërbërjes së Jugosllasivë. Shqiptarët katolikë goditjen më të fortë e pësuan pas pavarësimit të Maqedonisë. Në këtë kohë shumica prej tyre vendosën të largohen nga ky vend për një jetë më të sigurtë. Sot, 90 për qind e tyre jetojnë në Kroaci.
Pas pavarësimit të Maqedonisë, pushuan edhe meshat në gjuhën shqipe në katedralen katolike të Shkupit. Kjo u bë, në kuadër të përpjekjeve për të zhdukur gjurmët e Argjipeshkvisë së dikurshme Shkup – Ohër, më vonë Shkup – Prizren, ku gjatë historisë mesha në gjuhën shqipe kishin mbajtur Pjetër Bogdani dhe shumë figura tjera të shquara kombëtare. Në maj të vitit 2000 u themelua Ipeshkvia e Shkupit dhe u bë ndarja e Ipeshkvisë Shkup-Prizren që në atë kohë njihej edhe nga Vatikani.
Në Arkivin shtetëror të Maqedonisë nuk ekziston fondi i katolikëve shqiptarë. Historianët thonë se dokumente për historinë e katolikëve shqiptarë të Shkupit më së shumti gjenden në Arkivin e Shtetit në Tiranë, ku ndodhet fondi i Argjipeshkivë katolike. Studjuesi Qerim Lita thotë se së fundmi Ipeshkvia e Shkodrës ka filluar të punojë shumë për të hedhur dritë mbi fatin e katolikëve shqiptarë. Megjithatë, ai është skeptik se mund të ndodh procesi i zgjimit dhe kthimit të katolikëve shqiptarë të Shkupit në origjinën e tyre kombëtare. /Albion Memeti, Amir Idrizi – Gazeta LAJM