“Si të vrasësh Melania Trump”, video shokuese e Iranit shkakton zemërim në SHBA. Përmendet dhe djali i presidentit

Një video propagandistike e publikuar nga agjencia iraniane Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike, ka shkaktuar reagime të forta pasi përmban kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, dhe djalit të saj, Barron Trump.

Në videon me titull “Si ta vrasësh Melania Trump”, shfaqen pamje të Melanias në Nju Jork, ndërsa jepen informacione për lëvizjet e saj dhe vendet që frekuenton.

Sipas raportimeve, materiali përfshin skenarë të dhunshëm dhe mbyllet me një mesazh kërcënues drejtuar Barron Trump.Publikimi vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Videoja është dënuar gjerësisht në media ndërkombëtare, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë lidhur me përmbajtjen e saj.

Melania Trump dhe familja e presidentit amerikan mbrohen nga shërbimi sekret amerikan.

https://youtu.be/NXF7Bf0SabY?si=Frh5nkl_OqENHobe

Rasti konsiderohet si një tjetër përshkallëzim i retorikës kërcënuese mes Teheranit dhe Uashingtonit, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të tensionuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Shekulli
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/