Si shkuan zgjedhjet, ministri i Brendshëm: U arrestuan 11 persona, dyshohen për shit-blerje të votave

Ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkovski, në një konferencë për media tregoi në lidhje me arrestimet që kanë ndodhë ditën e sotme.

“Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur instutucionet funksionojnë, demokracia është në rritje. Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë, shumica prej tyre kanë të bëj me blerjen e votës, fotografimin e votës, e kështu me radhë. Janë arrestuar 11 persona katër janë liruar ndërsa 7 të tjerët janë në procedurë e sipër”, tha ai./ Alsat.mk