Si pasojë e virusit ndërron jetë ish-kameramani i AA-së, Toni Nikollovski

Si pasojë e koronavirusit (COVID-19) ka ndërruar jetë Toni Nikollovski, ish-kameraman në Anadolu Agency (AA) në Zyrën në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nikollovski ka punuar si kameraman në AA, në servisin e gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe në Shkup, nga viti 2015 deri në vitin 2020.

Të punësuarit e AA-së do ta kujtojnë Nikollovskin si një person kolegjial dhe profesionist, i cili me angazhimin e tij dha kontribut për AA-në.

Toni Nikollovski ka lindur më 24.08.1964 në Manastir.

Anadolu Agency (AA) i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe të gjithë kolegëve.