“Si nisi skenari serb për pastrimin e veriut me ‘Tigrat e Zi’ të Sami Lushtakut”, Naim Miftari zbulon detaje të pathëna më parë për Thaçin, Veselin dhe Çekun

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar edhe njëherë për ndarjen e veriut të Kosovës.

Ky reagim vjen pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në veri, ku Kosova vendosi reciprocitet në targa të automjeteve serbe, e kjo bëri që në Bruksel të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj serbe.

Miftari tregon edhe njëherë ngjarjen për ndarjen e veriut në kronologji.

Krejt drama çka po ndodh sot në veriun e Kosovës është se në vitin 1997, 1998, 1999…. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Baton Haxhiu, Gani Thaçi dhe shtabi i Rognerit ishin parashutistë të shërbimit sekret Serb UDB të Ivica Stanishiqit dhe disa u bënë edhe parashutistë pa parashuta të shërbimit sekret Francez DGSE nënpunësa të dhëndrit serb Denjear Arnaudit. Kurse UDB Serbe dhe DGSE Franceze ishin dhe janë edhe sot aleat shekullor nga lufta Ballkanike e deri te ‘Solunsku Frontit’ ardhja e KFOR-it francez në veriun e Kosovës ishte me koordinim të plotë me Serbinë dhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, dhe me Agim Çekun komandantin e UÇK-së i cili ishte shërbëtor i Shtabit të Rognerit”, shprehet Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai bënë disa pyetje për secilin eprorë që ishte prezent të Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në vitin 1999 në Berishë, për Thaçin, Veselin dhe Agim Çekun, se si i e kishin prezantuar disa oficerë kinse në emër të UÇK-së por që ishin francez.

Image

Naim Miftari

Foto galeri

Pyetni çdo eprorë që ishte prezent në Shtabin e Përgjithshëm në 1999 në Berishë duke fillu nga Rexhep Selimi… se si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe Agim Çeku e kishin mbush Shtabin e Përgjithshëm në Berishë me oficerë të prezantuar në UÇK si kinse janë Anglez të NATO-s, a në fakt ishin oficerë Francez të DGSE që ishin ardhë në koordinim të plotë me shtetin serb me ushtrinë dhe policinë e Millosheviqit qëllimi ishte që përmes KFOR-it francez dhe nëpunësave të vet Thaçit, Veselit, Haxhiut, por edhe naivitetin e Agim Çekut të ja ruajnë Serbisë territorin e veriut të Kosovës”, tregon Miftari.

Miftari tregon se si Agim Çeku i kishte ndalur në një fshat dhe i kishe vonuar 4-5 ditë.

Pyetni Agim Çekun si na kishte ndaluar duke na vonuar në fshatin Novolan të Vushtrrisë qëllimisht 4-5 ditë rresht neve Brigadën 142 të UÇK-së që të futemi në Mitrovicë. Pyetni se si edhe Mitrovicën na kishin thënë të mos e shkelim dhe të mos jemi prezent. Shkolla e Vaganicës ishte kufiri deri ku guxonim të vendoseshim, por disa nga ne duke mos e përfillë urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm u vendosum krye në veti në Tavnik”, tregon ai.

Miftari thotë se të petet edhe Rrahman Rama se a është e vërtetë kjo?

Pyetni edhe Rrahman Ramën se a është kjo e vërtetë se çfarë urdhrash të çoroditura na vinin nga Shtabi i Përgjithshëm në atë kohë përmes Agim Çekut, pasi pothuajse të gjithë eprorët dhe ushtarët e 142 e dimë këtë”, shton ai.

Miftari thotë se, pastaj si ka vazhduar plani i ndytë pas 16 Qershorit 1999 në Mitrovicë.

Loja e DGSE, francezëve dhe UDB serbe me nda veriun e Kosovës, ndalja e demonstratave masive dhe loja e DGSE franceze koordinim me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Agim Çekun… këtë lojë e kemi pa pastaj publikisht pothuajse gjysma e Kosovës! Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi pastaj pastrimi etnik dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?”, vazhdon tutje Miftari.

Miftari flet edhe për Tigrat e Zi të Sami Lushtakut.

Pyetni edhe Rrahman Ramën kush ishte dërguar nga Shtapi i Prishtinës në Shtabin e Zonës 4 me 02. 02. 2000 një epror i deleguar i tyre me nofkën SHPATI, ish pjesë e LPK… dhe pse ishin ardhë urdhrat nga Prishtina që zona e 4 e UÇK-TMK të mos bënim asnjë veprim ushtarak në Mitrovicë  pasi në veri kinse do të intervenonin formacioni ‘Tigrat e Zi’ në krye me Sami Lushtakun dhe me rëndësi kush e kishte nisur kinse lirimin e veriut, në fakt kishte filluar skenarin serbo-francez për pastrimin etnik ndjekjen e shqiptarëve nga veriu i Kosovës rreth orës 20:00 me 2 shkurt në Mitrovicë me shkrepjen e dy antitankve Zolla nga një shkollë në jug të Mitrovicës”, thotë Miftari.

Miftari tutje pyet se pse nuk e pranojnë këta akterë me në krye Hashim Thaçin se u mashtruan?

Pse këta akterë në krye me Hashim Thaçin nuk e pranojnë sot se si i mashtroi Shërbimi Sekret Francez në Mitrovicë 1999, i cili ishte në koordinim 100% me shtetin serb me UDB serbe! Prandaj, sot qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës nuk duhet me lëshua pe asnjë milimetër prapa Serbisë, as Bashkësisë Ndërkombëtare për veriun e Kosovës, edhe nëse për ta mbrojtur veriun e Kosovës na vriten gjysma e policisë tonë dhe e ushtrisë tonë si dhe qytetarëve tanë”, deklaron Miftari.

Ai kërkon nga Prokurori hetim për masakrat e vitit 2000 në veri, që të dënohen skenaristët dhe kriminelët që kryen krime në atë kohë.

Të mos i lëshojmë pe më kurrë Serbisë se ska kurrëfar kompromisi me armikun shekullor tonin, Qeveria Kurti ta ndihmojë ta rregullojmë tradhtin dhe mashtrimin që na u bë përmes KFOR-it francez gjegjësisht përmes Shërbimit sekret Francezo-Serb në qershor 1999 me ndihmën e Thaçit. Të hetohet deri në fund nga Prokuroria e shteti masakra e 2 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë dhjetëra qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë, si dhe u dëbuan nga pronat e tyre mbi 15 mijë shqiptarë civilë të Mitrovicës së veriut, dhe ta rregullojmë gabimin tonë që bëmë për veriun e Kosovës por edhe të dënohen skenaristët dhe kriminelët që bënë krime kundër civilëve shqiptarë para NATO-s, para 60 mijë ushtarëve të saj”, përfundon Naim Mifari.