Si mund t’i dalloni enveristët e fshehur?

Nexhmedin Spahiu

Si mund t’i dalloni kripto-enveristët (enveristët e fshehur) kosovarë?
1. Enver Hoxhën pranojnë ta quajnë ndonjëherë diktator, por jo edhe antishqiptar.
2. Të pyesin a je me kombin a me fenë?
3. Shtet laik për ta do të thotë shtet ateist.
4. Luftën civile në Shqipëri (1943-44) e quajnë luftë për çlirim.
5. Pushtimin komunist të Shqipërisë e quajnë çlirim.
6. Mohojnë të arriturat e autonomisë së Kosovës (1968-1989).
7. Ndaj 4 aleatëve kryesorë të shqiptarëve: Amerikës, Anglisë, Gjermanisë e Turqisë shprehin mosbesim. (Ndaj Turqisë urrejtje të hapur, por këtu nuk duhet t’i ngatërroni me ekstremistët katolikë, të cilët nuk janë enveristë por urrejnë Turqinë).
8. Janë inferiorë karshi vëllezërve të tyre nga Shqipëria e Jugut, kurse vëllezërit nga Shqipëria e Veriut i shohin si të pagdhendur.
9. Tërbohen kur dëgjojnë emrin Xhafer Deva.
10.Për historianin më të madh në Kosovë mbajnë Ali Hadrin e jo Hasan Kaleshin.
11. Për shkrimtarin shqiptar më të madh të të gjitha kohrave mbajnë Ismail Kadarenë e jo Gjergj Fishtën.
12. Ismail – Qemal Vlorës nuk ia thonë mbiemrin Vlora. E quajnë vetëm Ismail Qemali.