Më 24 shkurt 2022 kishte nisur pushtimi i Ukrainës në shkallë të gjerë nga Rusia. Frika veçse ishte e pranishme prej muajsh.
Më 18 shkurt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin paralajmëruar se mes 169 mijë deri 190 mijë trupa ruse janë mbledhur në kufijtë e Ukrainës.
Më 21 shkurt, Moska zyrtarisht shpalli dy rajonet e Ukrainës lindore – Donetskun dhe Luhanskun si shtete të pavarura. Trupat ruse veçse ishin të vendosura aty, ndërsa Vladimir Putini i ka cilësuar “qëllime paqeruajtëse”.
Në orët e para të 24 shkurtit, Putini njoftoi për “operacion ushtarak” në Donbas. Në një paraqitje televizive ai i kërkoi ushtrisë ukrainase t’i ulë armët.
Forcat ruse më pas lansuan sulm të madh tokësor, ajror e detar në Ukrainë, fillimisht duke sulmuar infrastrukturën ushtarake ukrainase e njësitet kufitare.
Forcat ukrainase më pas njoftuan se e kanë kaluar kufirin në Kharkiv, Luhansk si dhe kanë hyrë nga Krimeja, por edhe nga Bjellorusia.
Shpërthimet ndodhën në dhjetëra qytete, përfshirë Kievin e Kharkivin.
Më 25 shkurt, tanket ruse u filmuan duke hyrë në Kiev për herë të parë, teksa qyteti përballej me sulme të njëpasnjëshme q lënduan civilë.
Deri në këtë pikë, dhjetëra mijëra ukrainas veçse kishin ikur në drejtim të disa shteteve në perëndim të Ukrainës. Shifra mbërriti në gjysmë milioni njerëz deri më 28 shkurt.



