Si e njohin Zahirin, nipat e mbesat e tij? (VIDEO)

Zahir Pajaziti dhe dy shokët e ngushtë të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, u vranë më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, pasi u zunë në pritë nga policia serbe.

Lajmin për rënien e tyre, familja Pajaziti e mori vesh tek të nesërmen, nga vëllai i Hakif Zejnullahut, Sabedini.

Pas disa vjetëve, nipërit dhe mbesat heroin e kujtojnë përmes tregimeve dhe poezive. Kështu, ata  shprehin dashurinë që e kanë për Zahirin, njofton Klankosova.tv.