Si e mori lajmin e kobshëm? Idaver Osmani nga Hasanbegu i Shkupit ka humbur 5 familjarë në autobusin që u dogj në Bullgari (VIDEO)

Idaver Osmani nga Hasanbegu i Shkupit sot në autobusin që u dogj në Bullgari ka humbur 5 anëtarë të familjes së tij, bashkëshorten, vajzën, motrën e bashkëshortes, vajzën e motrës së bashkëshortes dhe kunatën e tij. Ai në një deklaratë për gazetën Lajm tregon për momentin kur kuptoi për aksidentin në Bullgari, ku humbën jetën 46 njerëz nga Maqedonia e Veriut, ku në mesin e tyre edhe 5 anëtarë të familjes së tij.

“Unë bashkëshorten dhe vajzën, motrën dhe vajzën e motrës së bashkëshortes dhe kunatën. 5 viktima janë prej një familje. Në ora 6 prej Zvicrës vajza tjetër me është lajmëruar, më ka treguar që është djegur një autobus i Maqedonisë. Kush është aty a është nëna tha nuk edi. Pastaj tu ardhë rrugës për këtu e kuptuam që në këtë autobus kanë qenë. Dmth 5 anëtar prej një familje. Ne jemi prej Hasanbegu. Ata kanë qenë për katër ditë në ekskurzion”, tha Idaver Osmani, familjar i viktimave./Gazeta LAJM