Si e mbyti mina mjekun e UÇK-së?

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të hënën kanë dorëzuar peticionin përmes të cilit kërkohet ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale.

Peticioni është nënshkruar nga 20 mijë e 606 qytetarë.

Para medieve, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se është i sigurt që, këto ndryshime do të miratohen, duke shtuar se do të marrin mbështetjen nga grupet parlamentare në pushtet dhe opozitë.

Sipas tij, kjo po bëhet për të mirën e një shtrese që është e ndjeshme dhe ka nevojë për përkrahje nga shteti.