Shkruan: Florian Nesimi
Në vitin 2020 prindi im Mahi Nesimi dorëzoi deri te Gjykata Kushtetuese iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për zgjedhjen e deputetëve, pasi që në njësitë zgjedhore kemi disbalans të madh në numrin e votuesve.
Sipas ligjit, dallimi në numrin e votuesve ndërmjet njësive zgjedhore nuk mund të jetë mbi 5% ose nën 5% mbi mesataren. Ndërsa aktualisht njësitë zgjedhore 2 dhe 6 kanë rreth 40 mijë votues më shumë se njësia numër 3.
Gjykata kushtetuese asokohe i dha prindit tim një përgjigje se ajo nuk është kompetente për të vendos për këtë çështje. Ndërsa anëtarët shqiptarë të gjykatës kushtetuese, që publikisht tregojnë se kush i ka zgjedhur në ato poste, po ashtu heshtën nga frika se mos i prishin raportet me pushtetin e asaj kohe.





