Shyhrete Behluli e Engjëllusha Salihu pjesë e protestës për rastin e 11 vjeçares

Dy ditë më parë publiku shqiptar u trondit nga ngjarja e rëndë ku një 11 vjeçare u dhunua nga pesë persona në Prishtinë.

E sot është duke u mbajtur protesta lidhur me rastin në fjalë, shkruan lajmi.net.

Në këtë protestë po marin pjesë edhe fytyra publike.

Protestës i janë bashkuar edhe Shyhrete Behluli bashkë me vajzën e saj, Engjëllusha Salihun.

Fotografinë e ka postuar Shyhretja në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” pjesë e të cilës është një numër i madh i njerëzve të cilët kanë dalë për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale./Lajmi.net/