Don Xhoni dhe Butrint Imeri vazhdojnë të komentohen lidhur me raportin e tyre.
Që nga ditëlindja e Butrint Imerit me mungesën e Don Xhonit nuk ka veprim i tyre që nuk komentohet, shkruan lajmi.net.

Burime pranë tyre thanë se ka pasur një hatërmbetje por të shumtë në numër ishin edhe ata që menduan se gjithçka është lojë para projektit të përbashkët mes djemve.
Lojë apo hatërmbetje nuk mund të thuhet saktë por ajo që dihet është fakti që një gjë e tillë i përket të kaluarës.

Dyshja sonte do të performojnë në një lokal së bashku.




