Shumë trëndafila e balona të kuq në formë zemre, Fjolla Morina vazhdon të merr surpriza për ditëlindje

Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më provokuese të estradës shqiptare.

Ajo merr vëmendje dhe komentohet shumë me secilin postim të saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi këngëtarja ishte në qendër të vëmendjes për shkak të ditëlindjes së saj.

Fjolla ka organizuar një festë bashkë me familjarët e miqtë e saj.

Por si duket ditëlindja e saj nuk ka mbaruar këtu, pasi ajo ka vazhduar të pranojë dhurata të shumta.

Ajo së fundmi është shfaqur e ulur në pjesën e pasme të makinës ku shfaqet me trëndafila të shumta e balona në formë zemre të kuqe.

Në një kostum të bardhë të shkurtër, autorja e këngës “Trileqe” duket në formë të mrekullueshme.

Përkundër aludimeve të shumta në rrjet, ajo besohet se këtë kohë është beqare.

Ajo vetëm pak muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.