Të gjitha mediumet e transmetuan aludimin e Bujar Osmanit të BDI-së lidhur me mundësinë për të formuar qeveri me VMRO-DPMNE-në, kur në një thes i futi 44 deputetët e Mickovskit dhe dy deputetët e Levicës, duke krijuar shifrën 46, aq sa ka edhe LSDM-ja.
Mirëpo gjasat për rikthim të qeverisë VMRO-BDI i ka shuar pikërisht lideri i Levicës, Dimitar Apasiev, duke përjashtuar mundësinë që partia e tij të jetë pjesë e ndonjë koalicioni qeveritar.
“Qëllimi ynë në këto zgjedhje ishte Kuvendi, e jo Qeveria. Qëllimi është arritur. Dy deputetët tanë do të tërheqin numër dyshifror deputetësh në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të jenë sërish të parakohshme. E, tek atëherë mund të jemi faktor kyç për atë qeveri të re. Tani, me dy deputetë, nëse shkojmë në cilën do qeveri vetëm që të jemi në pushtet – kjo do të ishte ‘shitje’ klasike. Për këtë arsye planet tona janë afatgjata, e jo prej sot për nesër. Kështu që në këto rrethana, më e besueshme është se do të veprojmë si opozitë parlamentare, pa marrë parasysh se kush do të formojë qeverinë”, ka thënë Apasiev.
Pas kësaj deklarate, analistët vlerësojnë se BDI ka zbutur fjalët me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe ka filluar t’i bëjë lajka që ti marë në qeveri.
Maqedoni Shuhen gjasat për qeveri VMRO-BDI, Ahmeti fillon t’i bëjë lajka Zaevit