Shtyhet vizita e Mbretit Charles III në Francë pas protestave të dhunshme

Vizita shtetërore e mbretit Charles III në Francë është shtyrë, derisa në vend po protestohet masivisht për reformat e pensioneve.

Pallati Elysee i Francës tha se vendimi u mor për shkak të protestave të ditës 10-të, të planifikuara të martëni.

Udhëtimi në Paris dhe Bordo do të fillonte të dielën, por në të dyja qytetet u panë protestat më të dhunshme të enjten që nga fillimi i tyre në janar.

Zyrtarët kishin këmbëngulur më parë se nuk kishte kërcënime për ta zhvilluar udhëtimin.

Mirëpo të enjten bashkisë së qytetit të Bordosë iu vu zjarri.

Në kryeqytet, u hodh gaz lotsjellës dhe Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 903 zjarre u ndezën, në një qytet ku mbeturinat nuk janë mbledhur që nga data 6 mars.

“Ky vendim u mor nga qeveritë franceze dhe britanike dhe pas një telefonate mes presidentit francez dhe mbretit këtë mëngjes”, tha pallati Elysee.

Njerëzit po protestojnë në Francë kundër legjislacionit të rritjes së moshës së pensionit në dy vjet, pra 64.