Shtyhet seanca për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë së Lartë në Shkup

Shefi i ri i Prokurorisë së Lartë në Shkup do të zgjidhet javën tjetër, respektivisht të hënën, vendosi Këshilli i Prokurorëve, përcjell TV21. Pasi mbledhja u vonua më tepër se një orë, u vendos që seanca të anulohet me arsyetimin që anëtarët të kenë më tepër kohë të njoftohen me dosjet e kandidatëve. Ndryshe, për këtë funksion ka tre kandidatura, gjegjësisht prokuroriMustafa Hajrullahu, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai./tv21.tv