
Hapja e Taxh Mahall për turistët u shty dje për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj nga koronavirusi në zonën përreth monumentit të famshëm.
Në Indi, nga koronavirusi dje u konfirmuan 24.850 të infektuar të rinj, që është rritja më e madhe ditore që nga fillimi i pandemisë në vend. Në të njëjtën periudhë vdiqën më shumë se 600 njerëz.
Agra, qytet ku ndodhet Taxh Mahall, është ende qyteti më i prekur nga koronavirusi në shtetin federal më të populluar, Utar Pradesh.
Autoritetet në vend kanë vendosur ta shtyjnë hapjen e Taxh Mahalk dhe monumenteve të tjera.
“Hapja e këtyre monumenteve mund ta përshpejtojë përhapjen e Kovid-19”, thuhet në kumtesën e komunës lokale.
Monumentet e mbrojtura fillimisht pritej të hapen për publikun më 6 korrik.
Në Indi, deri më tani ka rreth 700,000 të infektuar dhe rreth 20,000 të vdekur nga Kovid-19./MIA