Shtrenjtohet taksi në Kumanovë – starti do të kushtojë 100 denar

Do të shtrenjtohet taksi-transporti në Kumanovë. Kështu ka vendosur Këshilli i Komunës së Kumanovës, i cili e miratoi kërkesën e taksive për korrigjimin e çmimit të shërbimeve, bënë të ditur portali “Kumanova Sot”
Me këtë vendim të Këshillit komunal, nisja e transportit do të shtrenjtohet për 20 denarë, ashtu që në të ardhmen do të kushtojë 100 denarë.
Udhëheqsja e Sektorit për veprimtari komunale Lidija Lang-Spasovska, bënë të ditur se kërkesa e taksi-transportuesve tanimë një kohë të gjatë ka zgjatur, kurse bazohet në shtrenjtimet e njëpasnjëshme, para së gjithash për shkak të pagës mujore minimale dhe çmimit të derivateve.
Portali informative: “Kumanova Sot”