Shtrenjtohet për 3 denarë çmimi i dizelit në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit njofton opinionin se janë plotësuar parakushtet për korrigjimin e çmimit të pjesës më të madhe të derivateve të naftës për shkak se trendi i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës vazhdon në bursat botërore dhe njëkohësisht kursi i dollarit në raport me denarin është rritur për 0,49%.

Në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënohet rritje te derivatet e naftës në vijim, edhe atë mesatarisht: te nafta për 3,616 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,984 % dhe te mazuti për 2,265%. Me këto të dhëna, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,67 % në raport me vendimin e datës 9.3.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,404 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 60,569 den/kg.

Nga data 11.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 92,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 60,569 (denarë/kilogram).

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 11.3.2022.