Shtrenjtohet çmimi i dizelit dhe benzinës

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të dizelit dhe benzinës do të shtrenjtohen për 1 denarë, transmeton Alsat. Në vijim sjellim çmimet e derivateve sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 72,00 (denarë/litër)

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 74,00 (denarë/litër)

– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 63,50 (denarë/litër)

– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 63,00 (denarë/litër)

– Mazut М-1 SU – 37,843 (denarë/kilogram)