Shtrenjtohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtohen çmimet e derivateve të natës për një denarë, gjegjësisht një denarë e gjysmë.

Sipas vendimit, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL shtrenjtohen për një denarë, gjegjësisht tani do të shiten për 63 denarë dhe 54.5 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri shtrenjtohen për 1.5 denarë për litër, dhe tani, një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 65 denarë, ndërsa një litër Vaj Ekstra të Lehtë për Amvisëri do të jetë 54,5 denarë. /SHENJA/