Shtrenjtohen çmimet e karburanteve

Benzinat do të shtrenjtohen për 1 denarë, respektivisht do të kushtojnë 88 dhe 90,5 denarë për litër, përcjell TV21. Nga KRRE kanë vendosur që çmimi i naftës të rritet për 2,5 denarë, konkretisht një litër naftë do të shitet për 83,5 denarë.