Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se çmimet e derivateve të naftës do të shtrenjtohen nga gjysmë denarë dhe një denarë për litër.
Sipas vendimit të ri për një denarë do të shtrenjtohet çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe do të kushtoj 68.5 denarë për litër.
Çmimi i EUROSUPER BS-98, EURODIZEL dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të shtrenjtohen për gjysmë denarë.
Sipas këtij vendimi një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 70.5 denarë, ndërsa EURODIZEL do të shitet për 63.00 denarë.
Vaji i lehtë për amvisëri do të jetë 52 denarë për litër. /SHENJA/