Carovska: 44.940 punëtorëve u është rritur rroga

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska ka thënë se subvencionimi i pagave po jep rezultatet.
“Në tetor me pagesën në nëntor 44.940 të punësuar në sektorin real kanë përfituar rritje të pagës me këtë mas e cila është ligjërisht e garantuar ashtu sic e paralajmëruam më parë. Me këtë Ligj punëdhënësit janë të liruar nga pagesa e kontributeve për rritjen e pagës nga 600 deri në 6.000 denarë”, ka thënë Carovska.
Sipas saj për muajin nëntor 44.940 persona kanë marrë mesatarisht rritje prej 4.100 denarë.
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin real është rreth 490.000, që donë të thotë se 9 për qind prej tyre kanë përfituar rritje të rrogës. /SHENJA/