Shtrenjtimi i energjisë elektrike, LSDM akuzon Mickoskin për përfshirje në rrjetin kriminal të energjetikës

Ekipi antikorrupsion i LSDM-së ka shpalosur sot akuza serioze ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski. Partia opozitare pretendon se, kryeministri është i përfshirë në një rrjet të biznesit energjetik, i cili shtrihet nga kompanitë offshore, përmes partnerëve rajonalë të biznesit, deri te vendosja e njerëzve të afërt në funksione kyçe në institucionet shtetërore.” Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Jon Frçkovski, në konferencën e sotme për media, tha se bëhet fjalë për rrjet që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me biznesin e enegjisë elektrike, ndërsa akuzoi se, pikërisht në këtë rrjet fshihet arsyeja për rritjen e harxhimeve të rrymës.

Jon Frçkovski, LSDM

“Shikojeni këtë oktapod. Në krye është sigurisht Mickoski. Por, fillojmë me një emër për të cilin Mickoski nuk dëshiron të flitet – Dushan Adamoviq. Mikoski e ka emëruar konsull nderi në Serbi, ndërsa 15 ditë i shmangej përgjigjjes për lidhshmërinë me të. Përmes Adamoviqit, një funksionar i SNS-së – partia simotër e VMRO-së, arrijmë te një kompani offshore nga Qipro, prej nga fillon zbërthimi i kësaj nyjes së biznesit energjetik. Nga struktura offshore, në Qipro është kompania ‘Altaria Research Limited’, e cila çon te ‘Rudnap Group’, një holding energjetik i biznesmenit serb Vojin Lazareviq”.

Ai më tej theksoi se, lidhjet më tej vazhdojnë edhe në vet Qeverinë dhe se lidhja me qeverinë e Mickoskit është direkt. Frçkovski po ashtu pretendon se këtë rrjetë është e përfshirë edhe ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, e cila ka qenë drejtoreshë ekzekutive e “Rudnap Grup” dhe drejtuese në “Rudnap Dooel Shkup.

Jon Frçkovski, LSDM

“Rrethi mes interesave të biznesit në energjetikë dhe pozicioneve politike rrumbullakësohet edhe me vendosjen e njerëzve të tjerë në funksione kyçe. Në Bankën Zhvillimore Mickoski emëron bashkëshorten e partnerit të tij në hidrocentrale, Efimija Dimovska. Për çdo biznes nevojitet bankë. Në REK Manastir, prodhuesin më të madh të rrymës, drejtor bëhet Ivan Kukovski – i afërt me familjen e Mickoskit dhe ish këshilltar i Bozhinovskës. Pse është i rëndësishëm REK? Sepse kur prodhohet më pak rrymë, Maqedonia duhet të importojë rrymë të shtrenjtë prej jashtë vendit”.

Frçkovski paralajmëroi se në periudhën vijuese, do të ketë detaje të reja për këtë biznes rrjet, përkatësisht do të ketë segmente të reja për lidhjet me Serbinë, Çekinë dhe Austrinë.