Real Madridi është duke vlerësuar mundësinë e lirimit të Arda Guler në një marrëveshje huazimi gjatë afatit kalimtar të ardhshëm që do të hapet më 1 korrik, diçka që ka nxitur zërat për destinacionin e tij të mundshëm.
Anësori turk ka tërhequr vëmendjen për potencialin dhe aftësitë e tij në fushë, gjë që ka ngjallur interes nga disa klube evropiane, përfshirë Milanin.
Pavarësisht interesimit, duket se Arda nuk dëshiron të largohet nga La Liga, duke shpresuar që të përshtate në futbollin spanjoll dhe të rikthehet si titullar në formacionin e Los Blancos.