Shteti që prinë me numrin e udhëtarëve që vijnë në Kosovë

Zvricra e pasuar nga Gjermania dhe nga Austria prijnë me fluturimet (dhe numrin e udhëtarëve) që aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, në e cila tregoi se këtë javë ka pasur rreth 90 fluturime në ditë, derisa të shtunën pritet të ketë edhe më shumë.

“Siç e dini në tri javët e para të muajit korrik kemi pasur një fluks më të shtuar të udhëtarëve duke arritur rekord në numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve që është një numër më i madh sesa në muajin korrik të vitit 2019, duke mos pasur parasysh vitin e kaluarkur nuk kemi pasur fluturime”, tha ajo.

Ajo tutje shtoi se raportimi se të premten u thye rekordi sa i përket aterimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk qëndron.

“Ne kemi pasë më parë fluturime edhe më shumë sesa dita e sotme, por nëse e krahasojmë me ditët paraprake sot kemi pasë një ditë më të ngarkuar”, u shpreh Gara.

Gara shpjegoi se nga ana teknike ky aeroport ka kapacitete që të pranojë deri në 3.5 milionë udhëtarë, por deri më tani kanë arritur deri në 1 milion.

Gjithashtu ajo tha se nga data 1 korrik e deri të premten ka pasur 187 mijë udhëtarë në vajtje-ardhje, ndërkaq në total 700,000 udhëtarë kanë arritur ose janë nisur nga Aeroporti “Adem Jashari”.