Shtetet me të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar

Në tetë muajt e parë të këtij viti, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të eksportit dhe importit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Eksporti ka arritur vlerën 5 278 084 000 euro, apo 1.69 përqind më shumë se vitin e kaluar, ndërsa importi 7 538 175 000 euro, apo 2 .67 përqind më shumë.

“Në periudhën janar – gusht të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se 59.8 përqind e totalit është me vendet e Bashkimit Evropian.

Në gushtin e këtij viti, krahasuar me gushtin e kaluar, u regjistrua ulje e eksportit për 8.7 përqind, ndërsa importi shënoi rritje për 2.76 përqind.