Shtetet me të cilët Maqedonia e Veriut ka më së shumti shkëmbim tregtar

Maqedonia e Veriut më shumë se gjysmën e vlerës së shkëmbimit tregtar e kryen me vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në pesë vendet e para përfshihet edhe Kina, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – tetor të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.6% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në totalin e përgjithshëm, vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 59.4 përqind.

Në pesë vendet e para me të cilët kryen më shumë shkëmbim tregtar, vetëm në Gjermani eksporton më shumë sesa importon.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut më së shumti ka eksportuar katalizatorët për automjete, aeroplanë ose anije, ndërsa te importi kemi më shumë vajra të naftës.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti është regjistruar deficit tregtar në vlerë 2 859 224 000 euro, ndërsa vetëm në muajin tetor ka pasur deficit 338 658 000 euro.