Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara do të dëgjojë argumentet lidhur me një urdhër ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili synon t’u mohojë shtetësinë fëmijëve të lindur në territorin amerikan nga prindër që nuk janë shtetas amerikanë apo rezidentë të përhershëm.
Masa e firmosur në janar të vitit 2025, në kuadër të politikave më të ashpra për emigracionin, ka shkaktuar reagime të forta ligjore dhe politike.
Kritikët argumentojnë se ajo bie ndesh me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili garanton shtetësinë për çdo person të lindur në Shtetet e Bashkuara.
Sipas organizatave për të drejtat e emigrantëve, nëse urdhri do të miratohej, ai mund të prekë mbi 250 mijë foshnja në vit.
Avokati i emigracionit, Charles Kuck, deklaroi se Kushtetuta thotë: “Nëse lind në SHBA, je shtetas amerikan.” Ai shtoi se urdhri bie ndesh me vlerat themelore të vendit dhe paralajmëroi për pasoja serioze shoqërore.
“Unë besoj se do të shohim një Gjykatë Supreme që mban të njëjtën anë me çdo gjyqtar të gjykatës së qarkut dhe çdo gjyqtar të gjykatës së rrethit, që është ana e Kushtetutës, që thotë se nëse lind këtu, pavarësisht nga statusi i imigracionit i prindërve të tu, për sa kohë që ata nuk janë diplomatë, je shtetas amerikan”.
Megjithatë, Gjykata Supreme, me një shumicë konservatore, pritet të japë vendimin përfundimtar që mund të ketë ndikim të madh në politikat e emigracionit në SHBA.
© SYRI.net



